Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çështja e 21 janarit/ Beqiri: Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë/ Mahmutaj: Në spital më fshihnin nga prokurorët

schedule21:05 - 30 Tetor, 2025

schedule 21:05 - 30 Tetor, 2025

Avokati Idajet Beqiri thotë se komandanti i Gardës në 21 janar 2011, Ndrea Prendi, gjatë protestës, u thirr nga Sali Berisha në Kryeministri.

Në emisionin ‘Real Story” në ABC News, Beqiri u shpreh se Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë, pasi reezistoi ndaj urdhrit për të shtënë ndaj protestuesve.

Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në 21 janar,deklaroi se në spital, mjekët e penguan që të fliste me prokurorët.

Idajet Beqiri: Ndrea Prendi jepte komanda. U thirr në zyrë, pa pasur asnjë dhunë. Ai u thirr te zyra e kryeministrit. Nga zyra e kryeministrit doli me syrin e enjtur, doli i çarmatosur. Ka rezistuar dhe ka ngrënë grushtin. Ia kemi dhënë emrin SPAK se kush e grushtoi, nga grupi i zjarrit. Prokuroria e Tiranës e zvarriti këtë çështje, nuk e dimë se nga doli plumbi që vrau Aleks Nikën. Ky është një turp. Ekspertimi i kësaj, e kanë çuar gjoja në Turqi. Këtë ekspertimin, e bëj unë, e kam llojet e mekanizmave, shekncore. Ua jap formulën e plotë.

Fatos Mahmutaj: Grafia e dorës sime të plagosur, më dhanë grafinë e dorës së dikujt tjetër. Duke menduar, mendoja se mjekët po përpiqeshin për shëndetin tim, ata po më fshihnin nga grupi i prokurorëve. Më fshehën, për gati 3 orë, nga njëri dhomë në tjetrin. U përballa me një prokuror në korridor. Mjekët ligjorë nuk donin të më prisnin. Nuk më prisnin fare që të bëja ekspertizën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!