Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodik

schedule11:43 - 30 Tetor, 2025

schedule 11:43 - 30 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka një përgjigje se pse e nxori ish-presidentin e Republikës Serbe të Bosnje Hercegovinës nga lista e zezë.

“Veprimet konstruktive” të ndërmarra gjatë javëve të fundit nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ndikuan në vendimin e SHBA-së për t’i hequr sanksionet kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikut, dhe dhjetëra individëve dhe kompanive të lidhura me të”, thuhet në reagimin e DASH.

DASH theksoi në një përgjigje për REL-in se tani këto veprime të matura të e Republikës Srpska mund të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

“Tani politika atje duhet të ndihmojë në përmirësimin e stabilitetit në Bosnjë dhe të mundësojnë një partneritet me Shtetet e Bashkuara të bazuar në interesa të përbashkëta, potencial ekonomik dhe prosperitet”, sqarohet në reagim.

Dodik, president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ka qenë i sanksionuar dy herë për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.

Sanksionet ndaj tij, anëtarëve të familjes së tij, kompanive dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, u hoqën të mërkurën nga departamenti i Thesarit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aktorë politikë në të gjithë Bosnjën për të vendosur prioritete të përbashkëta” thekson më tej Uashingtoni.

Përveç Dodikut –nga lista e zezë amerikane u hoqën edhe anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zheljka Cvijanoviç, dhe mbi 40 individë dhe subjekte juridike.

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) nuk dha shpjegime pse i hoqi ata nga lista e sanksioneve në njoftimin e saj të mërkurën, por Dodik rreth një javë më parë dha sinjale për tërheqje nga jeta politike.

Më 18 tetor, Asambleja e Përgjithshme e entitetit serb miratoi një ligj për shfuqizimin e ligjeve që tashmë ishin shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.

Ajo bëri gjithashtu i beri të pavlefshme 12 konkluzione parlamentare të dhjetorit 2024, të cilat disa ambasada perëndimore i përshkruan në një deklaratë të përbashkët si “qëndrime kundër marrëveshjes së Dejtonit”.

Asambleja gjithashtu e emëroi Ana Trishiq-Babiq, ish-këshilltaren e Dodikut, si presidente në detyrë të Republikës Sërpska deri në mbajtjen e  zgjedhjeve të reja presidenciale më 23 nëntor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!