Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Uldedaj, kampioni që priste Shqipëria/ Lezhjani kurorëzoi të shtunën ëndrrën e tij prej 10 vitesh

schedule12:55 - 28 Tetor, 2025

schedule 12:55 - 28 Tetor, 2025

Kanë kaluar shumë vite që atëherë. Padyshim që Jurgen Uldedaj e ka kujtuar karrierën e tij në boksin profesionist që nga 2015-ta kur ishte ende një adoleshent, ndërsa përgatitej për ndeshjen e jetës.

Luftëtari shqiptar ia doli në moshën 28-vjeçare që të kurorëzonte ëndrrën e tij, por edhe shpresat e tifozëve e të brezave të shumë të boksit kuqezi, që ëndërronin për një kampion të vërtetë të botës.

Të shtunën e 25 tetorit 2025, Uldedaj fitoi brezin e artë pasi mundi unanimisht me pikë rivalin e tij të fortë, Roli Lambert Fogum, duke u shpallur kampion I botës në peshën kruizer, pra deri në 90.7 kg, në Federatën IBO.

Arena “O2” në Londër ishte vendi ku u shkrua historia e ku qindra tifozë shqiptarë nuk munguan.

I lindur në Lezhë dhe me banim në Magdeburg të Gjermanisë, boksieri ynë është shtatlartë 1.87 metra, aspak keq, dhe parametrat I ka të shkëlqyer.

Janë të largëta kohët kur ai nisi karrierën profesioniste, në moshën 19-vjeçare 10 vjet më parë në nëntor 2015, duke u ndeshur më shumë në palestra e salla modeste, ndaj rivalëve të parë si polaku Gatek, gjermanët Haselnhun e Nsafoa apo çeku Budera.

Uldedaj ka gjithsej 22 ndeshje, me 21 fitore e vetëm një humbje.

Ka qenë në ring gjithsej për 139 raunde, që do të thotë se I janë dashur rreth 6 raunde për çdo sukses, ndërsa ka fituar me nokaut 38 për qind të dueleve.

Objektivi tjetër I madh I kampionit të ri të botës në IBO, është që të tentojë të triumfojë në ndonjë Federatë tjetër të famshme në nivel planetar, si WBA, WBC, IBF dhe WBO, që për hir të së vërtetës janë më të shquara.

Pas triumfit të madh ai falenderoi të gjithë trajnerët dhe ata që e ndihmuan, dhe deklaroi se ky është vetëm fillimi i sukseseve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!