Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndreca: Gjykim nga Penalja/ Ish-sekretari i përgjithshëm: Nuk jam më subjekt i SPAK

schedule15:19 - 27 Tetor, 2025

schedule 15:19 - 27 Tetor, 2025

Ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca i cili po gjykohet në Gjykatën e Posacme, si I dyshuar nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, ka kërkuar që çëshjta ndaj tij të vazhdojë gjykimin në Gjykatën Penale të Tiranës, me pretendimin se nuk është më subjekt I SPAK.

Seanca gjyqësore që ishte parashikuar të mbahej të hënën ndaj Plarent Ndrecës, është shtyrë në Gjykatën e Posaçme, për shkaqë procedurale, ndërsa është i vetmi nga 15 të pandehurit, që nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por procedurë normale gjyqi.

Më 20 Mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale në ngarkim të Plarent Ndrecës dhe të 15 zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë që akuzohen se nën udhëheqjen e Ndrecës favorizuan në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.

Në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale, Ndreca mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme në kontratën për mirmbajtejn e disa komiasariateve të Policisë, kishte caktuar një vlerë totale prej 54 milionë lekësh, Por kjo vlerë u ndryshua duke zvogëluar numrin e objekteve nga 4 në 2 dhe reduktuar vlerën në 34 milionë lekë. Prokuroria vlerëson se kjo u bë për të favorizuar fituesin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!