TIRANË– Analisti Martin Leka, i ftuar në “News Line” në Abc News tha se opozita me veprimet e saj po tenton të kthejë Kuvendin në një “stan lepujsh”.
Partia Demokratike kërkoi që pyetjet ndaj drejtuesve të drejtësisë të bëheshin me gojë, dhe jo me shkrim, dakordësi që palët e kishin vendosur më parë në Konferencën e Kryetarëve.
Megjithatë pas një ndërprerjeje të seancës, PD dhe PS gjetën “konsensusin”, i cili parashikon që pyetjet të lexohen nga vetë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe pastaj kjo është në tagrin e tyre për t’ju përgjigjur pyetjeve.
“Në këtë stan lepujsh mund të presësh çdo gjë, e them stan lepujsh, pasi janë dhe frikacakë. Unë s’e kuptoj, as publiku nuk e kutin, se si në konferencën e kryetarëve bien dakord dhe në seancën plenare del e kundërta, është një lojë e cila bën me faj ose më saktë i kushton shumë PD, sepse në çdo mënyrë mundohet vetëm të prishë seancat parlamentare. Ajo që humb në këtë raste është PD”, tha ai.
Gjatë diskutimit në studio, analisti theksoi se nëse drejtësia nuk do arrijë të hedhë dritë mbi vrasjen shtetërore të 21 janarit ku u vranë katër qytetarë të pafajshëm, atëherë kjo dosje do të ishte një dështim katastrofik për vetë misionin e SPAK.
“Mundet që edhe ata që nuk duan të përballje me Dumanin, sepse ndaj tij janë hedhur rrekë akuzash. Si ka mundësia që nuk flitet asnjë fjalë për 21 janarin. Nëse 21 janari do vazhdojë të mos zbardhet edhe nga SPAK, atëherë ka pak shpresë për drejtësi në vend. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë SPAK do prodhojë një dështim spektakolar.
Me 21 janar janë vrarë 4 njerëz të pafajshëm, në një spektakël demokracie, siç ishte protesta paqësore e opozitës së asaj kohe.
Edhe kjo mund të jetë një skemë e PD, për të mos u përballur. Opozita ka shansin e madhe të shpalosë të gjithë vërejtje me drejtësinë. Ti thonë aty kur i kanë përballë drejtuesit e liderëve të drejtësisë”, tha ai./abcnews.al

