Një 64-vjeçar, me detyrë drejtues teknik është arrestuar për, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh në Peqin ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi 42 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi 42 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/

