Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit.
Në ambjentet e brendshme të burgut ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur disa politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë kriminale mësynë dhjetëra efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Burime thonë për ABC News se po zhvillohen kontrolle në disa dhoma dhe ambjente të përbashkëta, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefona apo sende të tjera të ndaluara.
Pas kontrolleve në disa qeli dhe në mjediset e përbashkëta u gjetën pesë celularë të markës iphone. Sendet e ndaluara ishin fshehur në dyert e dusheve në katin e tretë të godinës A.
Policia dyshon se ato i përkasin tre të dënuarve, Flamur Kapri, Aldo Prifti , Vladimir Ibrushi.
Ndërkohë ka nisur hetimi për zbulimin e personave përgjegjës dhe mënyrën sesi sendet e ndaluar janë futur në burgun e Durrësit./abcnews.al

