Kandidati i listës së koalicionit të djathtë, që doli i dyti më i votuarit nga lista e hapur në zgjedhjet e 11 majit të qarkut të Durrësit, Aulon Kalaja e ka vijuar betejën e tij në Gjykatë Kushtetuese.
Nga kjo gjykatë ai kërkon rrëzimin e neneve të ligjit zgjedhor që i pamundëosjnë atit si subjekt, kërkesat për hapjen e të gjitha kutive të votimit, të qarkut të Durrësit, që i janë rrëzuar më parë në dy hallkat ankimuesue.
“Bëhet fjalë për nenin 124 pika 1, për ankimimin në KAS dhe nenin 145/1 për ankimimin në kolegj zgjedhor, që ia pamundësojnë kandidatit për të parë se sa vota ka marrë. Këtë ekskluzivitet e ka vetëm subjekti politik”
Në qakrun e durrësit, demokratët tejkaluan listën e mbyllur me vetëm një vend në Kuvend. Atë e mori Arian Ndoja, ndërsa Aulon Kalaja pati pretendime për vota që i janë vjedhur nga rivalë brenda PD.
“Gjykata Kushtetuese, detyron Kolegjin Zgjedhor që të rishqyrtojë edhe një herë ccështjen time që do të thotë të më legjitimojë mua si kandidat për të parë se sa vota kanë marrë.”
Veç Aulon Kalasë, në Gjykatë Kushtetuese pritet të dorëzojë padi edhe kandidatja Andia Ulliri, që pretendon se mandati i Arian Ndojas, i takon asaj për shkak të kuatova gjinore./abcnews.al

