Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Marrëdhënia me punën, delikate”, Gëzim Tushi: Shoqëria moderne po përballet me individualizëm dhe stres në punë

schedule17:03 - 23 Tetor, 2025

schedule 17:03 - 23 Tetor, 2025

TIRANË- Stresi që përjetojnë punonjësit në vendet e punës është kthyer në një sfidë për shoqërinë globale. Mbingarkesa në punë thonë sociologët rrit nivelin e stresit. I këtij mendimi është dhe sociologu i njohur Gëzim Tushi.

I ftuar në “Faqja 4” në ABC News, sociologu shprehet se shoqëria në tërësi po përballet me prirje individualiste dhe kjo e ngarkon me shumë përgjegjësi individin, në raport me sfidat e përditshme.

Sipas tij, në kohët e sotme raporti i njeriut me punën është bërë delikate.

“Ngarkesa në punë krijon stres. Marrëdhëniet e punës sjellin kënaqësi dhe në fund të fundit është e domosdoshme. Shoqëria shqiptare dhe ajo globale është duke u përballur me prirje individualiste.

Strukturat sociale, komunitare në këtë shekull kanë pësuar shthurje dhe ndihet që nga familja deri te komunitetit i punës.

Prirja e shoqërisë së sotme është liberale, individuale dhe përgjegjësitë janë më të mëdha për individin. Marrëdhëniet e njeriut me punën në këtë kohë janë bërë delikate. Njeriu është i lirë, por nuk ka siguri”, tha ai.

Gjatë diskutimit me emisionin “Faqja 4”, sociologu shprehet se suksesi në ditët e sotme është kthyer në një fe për individin, ndaj të gjithë në formë individuale luftojnë fort për ta arritur atë.

“Sociologët thotë se suksesi është kthyer sot në një fe. Nëse më përpara raporti me suksesin kaq qenë i lidhur me kolektivin. Në kohën e sotme është kthyer në një fe, për arsye sot ose do luftosh të arrish suksesin ose të pret dështimi. Njeriu i sotëm është midis suksesit dhe dështimit. Nuk ka sukses të lehtë në këto ditë.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!