Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shiste produkte bujqësore të skaduara, vihet në pranga 35-vjeçari

schedule14:42 - 23 Tetor, 2025

schedule 14:42 - 23 Tetor, 2025

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Expiration”.

Në magazinën e këtij shtetasi, në Fushë Krujë, u gjet një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore të cilave ky shtetas iu ka shtyrë afatin e skadencës, duke iu vendosur etiketa të reja.

Gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me punonjësit e AKU-së, në magazinën e këtij shtetasi, në Fushë Krujë, u konstatua një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore, me afat përdorimi 2 vjet nga viti i prodhimit, të cilave ky shtetas iu kishte vendosur etiketa që përcaktonin afat përdorimi 3 vjet nga data e prodhimit.



Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra etiketa me ngjitje, në të cilat ishte ndryshuar afati për përdorimin e produkteve bujqësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!