Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Basha ishte pjesë e një skeme të Berishës”, Arben Meçe: Florjan Binaj po përdoret për lojë imazhi, jo për fitore

schedule21:12 - 22 Tetor, 2025

schedule 21:12 - 22 Tetor, 2025

TIRANË- Analisti politik Arben Meçe deklaroi në emisionin “Real Story” se Lulzim Basha ka qenë pjesë e një skeme të mirëorganizuar nga Sali Berisha, e cila në fund prodhoi rikthimin e vetë Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Sipas tij, grupi që u formua si reaksion ndaj Berishës u sabotua nga brenda, përmes infiltrimeve të qëllimshme.

“Në politikë nuk duhet të shohim momentin, por  zhvillimin dhe fundin e ngjarjes. Sepse Lulzim Basha ishte pjesë e një skemë mjaft mirë të menduar të Berishës që prodhoi Berishën që shohim ne sot. Në fund fare, një reaksion, i cili ishte një grup i strukturuar për hir të së vërtetës u la në baltë dhe u shkatërrua pikërisht nga Lulzim Basha, u sabotua së bashku me atë që ju i quani besnikë, mes tyre dhe Bardhi, që ishin infiltrime Brenda grupit për ta neutralizuara atë si një fraksion, i cili ishte me një ide progresive në PD”, tha ai.

Duke iu referuar rolit të faktorit ndërkombëtar, Meçe tha se ai kërkon të influencojë opozitën shqiptare për të ruajtur balancën demokratike, por nuk merret me promovimin e individëve të veçantë.

Në këtë kontekst, ai analizoi rolin e kandidatit të PD-së për zgjedhjet e pjesshme të 2025 në Tiranë, Florjan Binaj , dhe figurave të tjera që janë shfaqur pranë tij. Sipas Meçes, opozita nuk po përgatitet për të fituar, por për të menaxhuar perceptimin publik dhe për të krijuar një narrativë të re që nuk kërcënon realisht pushtetin aktual.

“Faktori ndërkombëtar tenton të gjejë influencë në opozitën shqiptare në të djathtën shqiptare që ta furnizojë dhe ta stimulojë për të prodhuar një ekuilibër në demokracinë shqiptare, por  jo individë. Ky person është individ, çfarëdo të jetë nuk e tejkalon forcën.

U bë një takim i Binaj me anëtarë të PD dhe në krah të Binaj ishte Ilir Alimehmeti, Alimehmeti nuk kandidoi për Bashkinë e Tiranës, sepse tha se kam plane se do futem për fushatën që do vijë. Binaj  futet për të fituar. Pyetja që i bëj unë: nëse ti fiton zgjedhjet do kandidosh në 2027?

Në krah të tij, ishte pretendenti i PD zyrtare në 2027, që do të thotë se Binaj është një figurë tranzitore për të prodhuar imazhin e PD në këtë moment dhe nuk është futur për fitore, është futur për atë që është  problemi numër 1 i PD, të prishë teorinë e farsës dhe të prodhojë të ashtuquajturin imazhin që po diskutojmë ne. Jemi në lojën e madhe të imazhit. Këto zgjedhje i fiton PS, ndoshta dhe më thellë seç i ka fituar.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!