Këshilli i Lartë i Drejtësisë do t’i kërkojë llogari Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me hetimin e nisur për tre gjyqtarë të Apelit Durrës, të dyshuar për “korrupsion”.
Në mbledhjen e së enjtes, KLD shqyrtoi shkresën e përcjellë nga prokuroria në dhjetor të vitit të kaluar, ku njoftohej për regjistrimin si të dyshuar të emrave të gjyqtarëve
Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno. Kjo shkresë nuk shoqërohej nga ndonjë provë, apo kërkesë specifike nga ana e Prokurorisë, siç mund të ishte ajo e pezullimit të tyre nga detyra.
Për këtë shkak, KLD vendosi t’i kërkojë organit të hetimit saktësimin e statusit procedurial aktual të tre gjyqtarëve, nëse vijon ose jo hetimi ndaj tyre, apo nëse janë marrë si të pandehur. Ndërkohë, KLD ka nisur hetim disiplinor ndaj tre gjyqtarëve./abcnews.al