Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më shumë para për pensionet/ Qeveria rishikon buxhetin e 2025, shtohen fondet për bonusin

schedule23:22 - 21 Tetor, 2025

schedule 23:22 - 21 Tetor, 2025

Rishikohet për herë të tretë buxheti për vitin 2025 duke i kushtuar më shumë vëmendje pensionistëve.

Akti normativ i publikuar tashmë dhe  në fletore zyrtare parashikon  rritjen e nivelit të planifikuar të të ardhurave të përgjithshme me 12.1 miliardë lekë  duke bërë që totali i të ardhurave të arrij në 770 miliardë lekë deri në fund të vitit.

Ndër të tjera është parashikuar edhe një rritje e  shpenzimeve të përgjithshme me rreth 5.7 miliardë lekë.

Një fond i konsiderueshëm parashikohet që të rialokohet për pensionistët. vetëm për bonusin ka pasur një shtesë prej 5.9 miliardë lekësh duke e çuar në total fondin për bonusin në 9 .7 miliardë  lekë ose mbi 98 milione euro.

Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar  rritje të masës së përfitimit, ka gjithmonë në plotësimit të nevojave të rreth 756 mijë pensionistësh. Edhe pse vendimi pritet të saktësohet më vonë edhe këtë vit shpërblimi për pensionistët pritet të jetë me fasha të ndryshme sipas nivelit të pensionit.

Rishpërndarja e fondeve është bërë pas rritjes së të ardhurave në buxhet dhe ndryshimit të strukturës së re të qeverisë që doli pas zgjedhjeve të 11 majit. Po ashtu  një shtesë fondesh  prej 6 miliardë lekës janë parashikuar edhe për ministrinë e infrastrukturës dhe Energjinë për avancimin e projekteve të ndryshme, konkretisht: 2.4 mld lekë në transportin rrugor për projekte me performancë të mire.Konkretisht është parashikuar që fondet të përdoren kryesisht për ndërtimin e  rrugës lidhëse Tiranë – Elbasan me korridorin VIII,rikualifikim  e Superstradës Tiranë–Durrës si dhe për ndërtimin e  rrugës Kashar- Nyja Vaqarr.

Po ashtu shtesë fondesh është paarshikuar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme me rreth 648mln lekë shtesë për nevoja të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Gjendjes Civile dhe prefekturave. Si dhe  Ministrinë së Drejtësisë me rreth 152 mln lekë shtesë për nevoja të burgjeve

12.8mln lekë shtesë janë aprovuar edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për kompensimin financiar paszgjedhor të partive politike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!