Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gjithçka pranë zyrtarizimit, Manchester City pranon ofertën

schedule16:20 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 16:20 - 18 Dhjetor, 2019

Manchester City ka pranuar ofertën e Arsenalit për shërbimet e trajnerit Mikel Arteta. Numri 2 i stolit të “Cityzens” kërkohet prej shumë kohësh nga Arsenali dhe më fund, gjithçka duket se do të zyrtarizohet.

Pep Guardiola pranoi mbrëmë se e ardhmja e asistentit të tij do të mësohet shumë shpejt dhe fjalët e teknikut spanjoll kanë rezultuar të vërteta.

Siç raportojnë mediat angleze dhe shumë gazetarë të njohur, Arteta dhe Arsenal kanë rënë dakord për të gjitha detajet e marrëveshjes, si dhe i është ofruar garanci qëndrimi deri në fund të projektit dhe buxhet i mjaftueshëm për merkaton.



Mikel Arteta do të firmosë për tre vite e gjysmë dhe do të përfitojë 5 milionë euro në sezon me kontratën e “Topçinjve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!