Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjini ‘gjithëpërfshirëse’, pro dhe kundër?/ Nura: Trump, qasje të vendosur veç për dy gjini

schedule22:15 - 20 Tetor, 2025

schedule 22:15 - 20 Tetor, 2025

TIRANË- Termi gjini gjithëpërfshirëse e cila u propozua për tu implementuar në sistemin tonë hasi shumë replika dhe kritika nga analistë dhe qytetarë të thjeshtë. Por sa ndikon politikbërja ndërkombëtare në strukturat shqiptare për propozimin e të tilla ligjeve në një shoqëri si e jona?

Gazetari Artur Nura tha se administrate Trump ka pasur një qasje të vendosur antiliberale, ndërsa sa i takon socialistëve në vendin tonë kanë një ndikim që nga pikëpamja ideologjike u përket liberalëve.

Unë besoj për shkak të zhvillimeve politike. Duke u nisur nga vendi më i madh, dhe administrata Trump që ka një qasje të vendosur antiliberale. Kjo influencë edhe në rastin konkret ka një lloj influence edhe në depozitimin e ligjit nga socialistët që nga pikëpamja ideologjike i përket atyre të sjellin liberalizmin. Unë besoj se tërmeti Trump ka sjellë tronditje të jashtëzakonshme. Kur ka tërmet ka edhe dëme.”

Më tej, Nura tha se Italia mbetet një shtet liberal me një shoqëri të kulturuar që reflektohet dhe me tolerancë. Gazetari shtoi se rasti i Trump është një revolucion gjithëpërfshirës.

“Italia mbetet më liberale, pavarësisht ligjeve që vijnë për shkaqe të elektoratit, gjeo-politikave, Italia mbetet një shoqëri e kulturuar dhe kur ka kulturë ka tolerancë. Kur individi është i emancipuar e respekton të drejtat e tjetrit deri aty kush nuk prish të drejtën tënde. Ndaj nuk ka pse të penalizohet dikush që ka një prirje homoseksuale. Rasti i Trump është një lloj revolucioni gjithëpërfshirës.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!