Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses: Fëmijët i gjetëm jashtë banesës, nëna e asfiksuar në kuzhinë

schedule10:05 - 20 Tetor, 2025

schedule 10:05 - 20 Tetor, 2025

Sadik Halili shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq ka folur për tragjedinë e ndodhur pasditen e së dielës, ku nënë e bir humbën jetën dhe vajza e mitur ndodhet në gjendje të rëndë, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Halili u shpreh se kur mbërritën, panë që fëmijët ishin jashtë banesës. Ndërkaq, nëna u gjet e asfiksuar në banesë.

“Njoftimin e kemi marrë rreth orës 13.30 të datës 19 tetor, nga salla operative e policisë. Menjëherë kemi arritur në vendin e ngjarjes për 1 minutë pasi distanca është e afërt. Kur kemi mbëritur në vendin e ngjarjes zjarr nuk ka pasur brenda në banesë dhe të dy fëmijët edhe djalin edhe vajzën i kemi gjetur përjashta. Djali ka qenë i pavetëdijshëm kurse vajza e vetëdijshme dhe tek dera e kuzhinës kemi gjetur të asfiksuar nënën e tyre e cila kishte ndëruar jetë. Njoftuam ambulancën, ju dhamë ndihmën e parë i dërguam në spitalin e Korçës. Për këtë ngjarje është ngritir grupi hetimor pjesë e të cilit jam edhe unë për të gjetur shkakun e zjarrit. Për momentin kemi dy versione: brenda në kuzhinë ka qenë soba me dru zjarri e ndezur ndërsa poshtë në dysheme kemi gjetur disa fije shkrepse të ndezura. Nuk mund të themi ende pistën përfundimtare.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!