Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjuzi-Ramës: Kujdes se je në rrezik, mbaje mendjen në mësim

schedule15:11 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 15:11 - 18 Dhjetor, 2019

Deputeti Kujtim Gjuzi i është drejtuar kryeministrit Rama duke e paralajmëruar se është në rrezik dhe se nuk duhet që të vijojë me miratimin e ligjeve “anti-shpifje” pasi kështu rëndon gjendjen e tij.

“Ju doni ti regjistroni që ti kontrolloni. Ne jemi në demokraturën e ERTV-së së Ramës.

Kryeministri nuk ka për të pasur shans për mandat tjetër, nëse do ta rrëmbejë në që erdhëm këtu kurrë nuk do ta pranojmë.

Ju do të vini gjoba, ne kur të vijmë në pushtet në 2021 do të bëjmë amnisti. I bëj ftesë kryeministrit që të ketë mendjen në mësim se e ka rrezikun afër, në konceptin juridik. Nëse ndodh, peshku bie në rrjetën e forumeve ndërkombëtare si NATO.

Paketa anti-shpifje është agjitacion dhe propagandë. I thoni kryeministrit, ore keni 6.5 vite në qeveri plus kryetar bashkie, 17 vite.

Ja më ndaloni dot që të flas?! Blloko këtu dhe blloko atje. Por ja më bllokoni këtu?!

Po shpif cfarë të duash për mua dhe në fund do të dalë llogaria….në fund mbetet e vërteta. Cke me doktorin, ai ka ikur? Dardani Sali Berisha ka qenë dy herë kryeministër dhe dy herë President, është treguar qytetar. Nëse nuk janë mediat e lira…u them të gjithëve fyeni ctë doni në drejtim të Kujtim Gjuzit, jo deputetit Kujtim Gjuzi. Fillo mendohu, te 17.5 vite e kalove edhe pavionin 17”, tha Gjuzi në Kuvend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!