Tirana u kthye këtë të premte në kryeqendren e Shqiptarisë. Nën moton “Unë jam UÇK”, “Liria ka emër”, “Liri për Çlirimtarët”, mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diapora, u mblodhën në Sheshin Skënderbej në një protestë mbarëkombëtare për lirimin e ish kryeministrit Hashim Thaçi dhe krerëve të tjerë të UÇK, të cilët prej 5 vitesh po mbahen në dhomat e specializuara në Hagë.
Nga djali i Hashim Thaçit, tek familjarë të ish krërëve të tjerë, ish veteranë të UCK, personalitete të larta nga të gjitha trevat shqipfolëse, të gjithë në Tiranë, për një mesazh të përbashkët.
“Sot nga kjo tokë i themi botës se nuk ishim kriminele, por bijtë e këtij kombi që dhanë gjithçka për Atdhe.”
I cilësuar si gjenerali i luftës dhe i paqes, protestës iu bashkua edhe ish presidenti Alfred Moisiu, i cili ndersa ndau një bisedë me ish krerët e UÇK-së në Hagë. Ai bëri thirrje të mos lejohet nëpërkëmbja e gjakut të dëshmorëve shqiptarë të rënë për lirinë e Kosovës.
“Nuk mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten për t’u bërë mësim të gjithëve”
të vetët i kishte në rreshtin e parë në Sheshin Skëndërbej por Edi Rama nuk mori pjesë në protestë për të mos e politizuar. Për kryeministrin shqiptar nuk mungoi një dhuratë, një poster që mbante foton e tij me mbishkrimin “Shpëtimtari i Shqiptarëe”. Por në këtë protestë munguan dy parti shqiptare; vetëvendosja e Kurtit dhe partia demokratike e Berishës. Për këtë një mesazh e kishte Ali Ahmeti, kreu I BDI-së, që ndërpreu fushatën.
“Liria e Kosovës nuk është arenë për politika individuale, partiake dhe zgjedhore. Liria e Kosovës nuk është fushë pjellore për ndasi ndërshqiptare”
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi prej 5 vitesh po mbahen në dhomat e specializuara në Hagë për krime lufte dhe pengim të drejtësisë. Ndaj për të gjithë këtë proces dhe padrejtësitë që po konstatohen gjatë gjykimit të tyre, mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi për Çlirimtarët e Kosovës.

