Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit në Lezhë është rritur. Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2025 janë zbuluar 30 raste të reja, kryesisht në grupmoshën 45 deri në 60 vjeç.
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit mjekët nxisin gratë të kryejnë kontrolle të rregullta.
Nga janari në tetor janë realizuar rreth 780 mamografi, dyfishi i atyre që u kryen në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

