Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Shkozet/ Dëshmon vëllai i “Rrumit të Shijakut”: Pas plagosjes është pothuajse invalid, në atë kohë s’kishim konflikte

schedule12:30 - 17 Tetor, 2025

schedule 12:30 - 17 Tetor, 2025

TIRANË- Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut, që përfundoi i plagosur nga atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019, dëshmon në GJKKO.

Ai ka rrëfyer se kur i vëllai u plagos nga atentati i 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit, e mori vesh nga raportimet e mediave. “Vëllai i Rrumit” shton se në atë kohë familja e tij nuk kanë pasur konflikte të hapura me askënd.

Gjatë dëshmisë në GJKKO,  Muça shprehet se Aleksandër Laho sot është pothuajse invalid nga plagosja e 6 viteve më parë.

Ai është shprehur se nuk ka asnjë njohje me dy të pandehurit Plaurent Dervishaj e Julian Meçe, si dhe as me emrat e tjerë të botës kriminale, që akuzohen nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Në 2019 kam jetuar në Sukth. Të pandehurit, nuk i njoh, kam dëgjuar si emër Plaurentin, se të dy nga Durrësi, por s’kam lidhje me të.Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në 2019 e kanë plagosur, e kam parë nga televizori, isha në palestër. Më mbrapa mbrapa vesh që la qenë në mjet me Andi Malokun, Arjan Ndojin, Po vinte nga rruga e plazhit. Pasi shkova në spital na ra si bombë se me këto palë nuk kemi pasur asnjë konflikt, pse i bë, qysh u bë. Sepse ai ka qenë shumë i aksidentuar, edhe sot është gati invalid. Ai thotë na kanë gjuajtur nga mbrapa, dhe një plumb e ka kapur në kokë, andaj ai s’mban mend asgjë. Doktorët thonë ka pësuat traumë. Jemi munduar të dimë të vërteten, se me këta njerëz nuk kemi lidhje. Informacionet më të detajuara i ka shteti. Nuk mund ta di se nuk kemi pasur njeri më para. Kanë ardhur njerëz për vizitë. Arjan Ndojën e kam takuat nja 2-3 herë. Ka thënë t’ia lëmë kohës, se nuk e dinim nga na kishte ardhur. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatarë. Vëllai ka patur në përdorim një benz si rrumbullak, i zi. Bashkim Malokun, Zamir Çyrben i njoh si komshi. I kam takuar si bisedë tavoline, si na erdhi, nga na erdhi. Mesa di unë nuk e ka patur makinën në emër të tij. Në portin e Durrësit kam kunatin, Oraldo Muça që punon. Mond Çekiçin e kam njohur, jo ndonjë miqësi, por e kam respektuar, më ka respektuar”, tha ai.

Avokati Ilia Ilia, pyet Vullnet Muçën, se pse ka ardhur i shoqëruar sot? Pse je arrestuar?

“Më kanë dhënë ca dokumente. Jam arrestuar për pune ca mesazhesh, punë pronësie. Bashkim Haxhinë e njoh si emër në televizor. Nuk jam marrë më falsifikim të pronësisë. Janë dyshime, nuk është e provuar. Plaurent Dervishin e njoh si qytetar Durrësi, si kontingjent kriminal. Nga gojëdhënat thuhet se ka patur grup kriminal, por nuk më ka interesuar fare. Aldo Avdylin nuk e njoh. Nuk di a e njeh vëllai. Astrit Avdylin e njoh si çam nga Shijaku. Enea Kumen nuk e njoh. Alfred Dokën, nuk e njoh, nuk e kam idenë fare. Duhet me pyet vëllain a i njeh. Ermir Dedjan, mora vesh që kishte fisin aty nga televizori. Me Edmond Çekiçin kurrë s’kam pasur konflikt. Ermir Bregun nuk e njoh fare. Nuk kam komunikuar me Aldo Avdylin për ta vrarë. Ilir Kokalarin, kurrë se kam dëgjuar. Arjan Ndoja s’e di pse vinte në Sukth, nuk e mbaj mend ekzaktësisht sa vjet e njoh. Andi Maloku përfundoi si shofer nga Arjani. E di gjithë njerëzimi”

Avokati Ilia Ilia: Skerdilajd Konomin, gjyqtarin e vrarë, e njihni?

Muça: Jo.

Avokati Ilia Ilia: Plarent Dervishi ka marrë prokurë nga Skerdilajd Konomi për regjistrimin e pronave?

Muça: Jo.

Avokati Ilia Ilia: -Sipërfaqja prej 40 mijë metrash katrorë, keni dijeni është bërë problem shtetëror?

Muça: -Jo.

Avokati Ilia Ilia: Stiven Mziun e njeh, ka marrë tokë nga vëllai juaj?

Muça: Mesa di unë, jo. Nuk e di për dosjet që u gjetën në makinën ku i plagos vëllai. Kjo është një situatë pa lidhje. Kemi ra viktimë edhe ne, edhe zotëria (Plarenti). Nga gojëdhënat që qarkullojnë në Durrës, flitet që ky ka qenë aktor i kësaj situate. Nuk kemi interesa pasurorë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!