Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Arrestohet 62-vjeçari në Kurbin, në banesë iu gjetën mbi 7 kilogramë kanabis

schedule09:24 - 17 Tetor, 2025

schedule 09:24 - 17 Tetor, 2025

KURBIN- Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”. Gjatë një operacioni të zhvilluar në Kurbin për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar 62-vjeçari Negtash Zeneli.

62-vjeçari kishte fshehur në banesën e tij, në fshatin Vinjoll, 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza. I arrestuari, me precedent për disa vepra penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!