Juristja Alesia Balliu në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi protestën por çlirimtarëve të UÇK-së që do të mbahet të premten, 17 tetor, në orën 17:00 në Tiranë. Kreu i opozitës Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk kanë shprehu mbështetje dhe as pjesëmarrje në këtë protestë historike.
Balliu tha se PS dhe PD nuk janë bërë kurrë bashkë për protesta, madje as për festat, ku solli shembullin e festave kombëtare të 28-29 Nëntorit. Sipas saj mospjesëmarrja në këtë protestë tregon antishqiptarizëm.
Më tej juristja shtoi se kushdo që njollos dhe hedh baltë mbi ish-krerët e UÇK-së hedh baltë mbi historinë.
“PD bojkoton UÇK-në dhe gjithmonë ka pasur një mendim kundër UÇK-së. PS dhe PD nuk janë bërë kurrë bashkë për protesta, madje edhe për datat 28-29 Nëntor nuk janë bërë kurrë bashkë dhe shkonin në ditë të ndryshme. Bëhen bashkë vetëm për kulla. Kushdo që tenton të hedhë baltë çlirimtarët e UÇK-së do të thotë që është një akt anti-shqiptar, këtë po e bën PD, e cila ka pasur gjithmonë një qëndrim kundra UÇK-së.
Kushdo që tenton të njollosë UÇK-në ka njollosur historinë. Të mos harrojmë gjenocidin e Serbisë. Protesta është për një kauzë të fuqishme, duhet të jemi në kahun e historisë. Duhet të jemi të gjithë atje për një çështje kombëtare. Berisha është sundimtar i vetëm i PD, pasimi i tij është bërë i padiskutueshëm. Pas tij nuk e di nëse do të ekzistojë më ajo parti. Kalimi i Flamur Nokës në drejtim të PD-së do të ishte një gjë shumë qesharake”, tha Alesia Balliu./abcnews.al

