Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qëlluan me armë dhe kanosën fqinjin, në pranga babë e bir në Shkodër

schedule14:01 - 16 Tetor, 2025

schedule 14:01 - 16 Tetor, 2025

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar babë e bir pasi qëlluan në ajër me armë zjarri dhe me armë gjahu, në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre.

Sekuestrohen dy armë gjahu çifte, që i kishin me leje, ndërsa po punohet për gjetjen e armës së zjarrit.

Të arrestuarit janë një 56-vjeçar dhe një 22 vjeçar(babë e bir), banues në fshatin Trush.

Gjithashtu, ndërsa u shpall në kërkim djali tjetër banues në fshatin Trush.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se babai dhe dy djemtë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu çifte, në ajër, afër banesës, për të kanosur fqinjin e tij/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!