Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misionet Speciale shprehu kritikat e tij të forta ndaj Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, pas vizitë së saj në Kosovë.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin Social X, Grenell akuzoi Von Der Leyen duke thënë se ajo dhe Bashkimi Europian kanë qëndruar në heshtje dhe pareagur ndaj situatës së ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi I cili ndodhet padrejtësish në paraburgim prej më shumë se 5 vitesh nga Gjykata e Hagës.
Richard Grenell I cili në presidencën e parë të Donald Trump ishte I dërguari I Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Dialogun Kosovë – Serbi e përshkroi heshtjen e Von Der Leyen si një person që drejton institucionin më të lartë të Bashkimit Europian si të paranueshme.
“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës sëJack Smith dhe Gjykatës së Hagës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike- shkroi Grenell në Statusin e tij.
Richard Grenell ka kritikuar disa here mbajtjen padrejtësisht në paraburgim të ish krerëve të UÇK-së duke përfshirë ish presidentin Hashim Thaci duke thënë se ky është një gjyq tërësisht politik.
/abcnews.al

