Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më pak aksidente, më shumë viktima/ Eksperti i sigurisë rrugore: Shkaku kryesor nuk është shpejtësia!

schedule20:11 - 14 Tetor, 2025

schedule 20:11 - 14 Tetor, 2025

Që prej të hënës, qarkullimi me monopatina ëshë ndaluar, ndërkohë që punonjësit e policisë kanë nisur ‘aksionin’ për zbatimin e rregullores së re. Sakaq, rrugët e vendit janë përgjakur muajt e fundit nga aksidente që kanë marrë jetë njerëzish, dhe kanë lënduar shumë të tjerë.

Ndonëse më pak në numrin, numri i viktimave të regjistruara si pasojë e aksidenteve rrugore në vend këtë vit ishte më i lartë krahasuar me një vit më parë. Në studion e Real Story në ABC News, Ledian Kërka shefi i sigurisë rrugore prezantoi shifrat e raportit të aksidenteve rrugore në vend, ku theksoi se krahasuar me 2024, janë 38 viktima më shumë.

“Ne si drejtori e policisë rrugore bëjmë cdo ditë për cdo ngjarje me fatalitet, dhe marrim pjesë edhe vetë në veprimet proceduriale. Nisur nga kjo kemi bërë një statistikë 8 mujore, për 2025 kanë qenë 926 aksidente dhe për 2004, kanë qenë 1086, pra 160 aksidente më pak. Aksidente me pasojë në 2025 kanë qenë 122, ndërsa në 2024, kanë qenë 82. Do të thotë kemi 40 aksidente më tepër. Në lidhje me fatalitetet në 2025 kemi patur 138 aksidente me fatalitet, dhe në 2024 kemi patur 100 aksidente me fatalitet. Pra, 38 persona më shumë që kanë ndërruar jetë në lidhje me ngjarjet rrugore” -tha Kërka.

I ftuar në panel, ekspert i sigurisë rrugore Islam Qibini, tha se shpejtësia është ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në rrugë,

“Duke parë numrin e rastëve të aksidenteve, janë më pak se 2024 ndërsa duke numri i viktimave është pak më i madh. Duhet patur paratur se ajo që rrit pasojat në një aksident është kryesisht shpejtësia. Shpejtësia mbi normat e lejuara, sjell pasoja të rënda. Shpejtësia është faktor kryesor pse ka më shumë viktima.” u shpreh ai.

Po për shefin e sigurisë rrugore, bazuar në statistika, pjesën më të madhe të ngjarjeve rrugore që janë me fatalitet janë përfshirja e këmbësorëve dhe motocikletave.

“Sipas raportit, në 29 % të rasteve shkak është shpejtësia, kushtet e errësirës në 36% të rasteve, ndricimi i rrugës. Përfshirja e këmbësorëve është 39% e rasteve dhe përfshirja e motorcikletave 25% e rasteve. Pjesën më të madhe të ngjarjeve rrugore që janë me fatalitet janë përfshirja e këmbësorëve dhe motocikletave” u shpreh ai.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!