Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta për lirimin e Thaçit/ Bektashinjtë dhe myslimanët: Të premten të gjithë në tubim. Ende s’ka reagim nga Kisha Katolike dhe Ortodokse

schedule15:50 - 14 Tetor, 2025

schedule 15:50 - 14 Tetor, 2025

Pas mbështetjes publike që kryeministri Edi Rama i dha protestës që do të mbahet në Tiranë më datë 17 tetor, pro lirimit të krerëve të UÇK që ndodhen në Hagë, edhe komunitetet fetare kanë konfirmuar praninë e tyre.

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve e quajti daljen në tubim një mbështetje për lirinë dhe paqen mbarënjerëzore.

Pak çaste më vonë, një konfirmim erdhi edhe nga Komuniteti Mysliman. Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja, tha se nuk duhen harruar ata që dhanë gjakun për lirinë e Kosovës dhe se ky komunitet është pro gjithçkaje që përfaqëson vlerat e kombit.

Protesta e 17 tetorit është një iniciative e Organizatës së Veteranëve të Luftës që konfirmuan edhe njëherë mbështetjen nga Tirana zyrtare, por jo nga të gjitha forcat politike në Kosovë. Për këtë organizim, njësoj si protestat e mëparshme Vetëvendosja e Albin Kurtit ka zgjedhur të heshtë.
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës,  Hysni Gucati dha detaje lidhur me organizmin. Fjalën pritet ta marri ish-presidentit i Shqipërisë Alfred Moisiu dhe kreu i BDI, Ali Ahmeti që ka anuluar të gjithë aktivitetet e tij elektorale për këtë datë.

Nga Kosova do të nisën mbi 60 autobusë, ndërsa pritet të ketë organizim edhe nga diaspora.

Ish-presidenti Hashim Thaci dhe krerët e tjerë të UÇK janë në paraburgim në Hagë prej 5 vitesh në një proces të gjatë gjyqësor në Dhomat e Specializuara me akuzat për krime lufte dhe pengim të drejtësisë, ndërsa mbështetja për ta sa vjen dhe rritet. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga kisha Katolike dhe ajo Ortodokse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!