Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrimi i 6 tonë kokainë/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën, lihet në burg biznesmeni Ermir Ndreaj

schedule11:14 - 14 Tetor, 2025

schedule 11:14 - 14 Tetor, 2025

TIRANË- Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Ermir Ndreaj për ndryshim të masës së sigurisë. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani.

Biznesmeni i arrestuar nga SPAK nën dyshimin se ka kryer trafik ndërkombëtar droge, kërkoi zbutje të masës me argumentin se ka probleme shëndetësore.

Ndreaj është vendosur në pranga që në muajin korrik të këtij viti, në kuadër të një operacioni të kryer nga Prokuroria e Posaçme, ku u lëshuan disa masa sigurie dhe u sekuestruan mbi 6 tonë kokainë, me vlerë tregu rreth 411 milionë euro/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!