Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Valsi i lumturisë” së Llaqi Nakos/ Rrëfet koreografi i njohur: Jeta në skenë, më ka ‘pasuruar’ dhe mbajtur me ritmin e kohës

schedule10:47 - 14 Tetor, 2025

schedule 10:47 - 14 Tetor, 2025

Nga dëshira për t’u bërë aktor, te shkolla e baletit apo roli i parë në skenë, balerini dhe koreografi Llaqi Nako, vjen në studion e “Pas Mesnatë” në ABC News. Ai thotë se arti i koreografisë e ka shoqëruar, është pjesë e jetës së tij, ndërsa kur kthen kokën pas dhe shikon rrugën nga ke ecur sigurish që mbushesh me emocion.

“Kur u krijuar puantja, krijoi një revolucion në fushën e teknologjisë artistike, krijonte avantazhe të jashtëzakonshme si edhe në ndërtimin e variacioneve të balerinës me partnerin. Është pak të thuash element dhe nuk është asnjëherë shumë të thuash që zë rol qëndror në pasurimin e leksikut koreografik. Te ne baleti ka hyrë si gjini gjysmëklasike. Veprat e huaja që u vunë në skenë në fillimet e TKOB, puantet në përgjithësi përdoreshin nga solistet e baletit.” -thotë ai.

Ndër të tjera Nako zbulon pasionin për aktrimin, për të cilin thotë se e penalizoi dialekti verior.

“Im at ka qenë ushatarak, kemi jetuar disa vite në Tropojë, kur kemi ardhur në Tiranë jemi vendosur në pallatin e Shallvareve, ku në përgjithësi ishin fëmijë ushtarakësh. E pasuronim kohën jashtë shkollës duke braktisur fushën e zezë të shallvareve dhe shkonim në rrethet artistike për fëmijët e ushtarakëve edhe aty unë provova kanton, po s më tërhiqte packa se kam dalë në shfaqje me parodi. Dhe më tej një aktor më mori më testoi dhe pa që nga ana klasike isha i lirshëm, komunikues dhe më futi në rrethin e teatrit, por më penalizoi gjuha sepse kisha një dialekt tmerrësisht të theksuar verior,” -kujton Nako.

Rruga drejt baletit sigurisht kalon nga shkolla me të njëjtin emër, ku balerini i njohur thekson përkushtimin e madh të mësuesve asokohe.
“Në përgjithësi kur kemi hyrë në shkollën e baletit jemi testuar nga pikëpamja e dëgjimit të veshit muzikor, strukturës fizike dhe më pas seleksionoheshim rrugës. Ata që u bënë, ndër ta edhe unë më shumë ishin produkt i një përkushtimi, një pune të jashtëzakonshme, pasioni të madh ku gjithcka lidhej vetëm me ushtrimet e baletit”, vijon më tej Nako./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!