Një falenderit të vecantë, dhe ‘jashtë skenarin’, sic e quajti, Presidenti i SHBA, Donald Trump rezervoi në parlamentin izraelit, për vajzën e tij, Ivanka, dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, për të cilët tha se e duan shumë Izraelin, aq sa edhe vajza e tij u konvertua.
“Më lejoni gjithashtu të shpreh një falënderim shumë të veçantë për dikë që e do vërtet Izraelin. Në fakt, e do aq shumë sa vajza ime u konvertua. Nuk e dija se kjo do të ndodhte. Dhe Ivanka është këtu. Dhe Bibi më lejo që të them se këtë nuk e kisha në letër për mua, dhe ti e kupton këtë.
Ajo është e lumtur, ata janë të lumtur, të paktën mendoj se janë të lumtur. Nëse jo, atëherë kemi një lajm shumë të madh. Jo vërtetë, ata kanë një martesë të shkëlqyer. Shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin, janë miq të ngushtë, kanë një marrëdhenie shumë speciale. Jared ka qenë kaq ndihmë e madhe, ai vërtetë bëri dicka speciale, vendosi pikat e marrëveshjes së Abrahamit me një grup të jashtëzakonshëm njerëzish.” u shpreh Trump./abcnews.al

