Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Sirenat kanë heshtur, terrorit i erdhi fundi/ Presidenti amerikan flet në Knesetin izraelit

schedule13:14 - 13 Tetor, 2025

schedule 13:14 - 13 Tetor, 2025

IZRAEL- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke folur nga Parlamenti i Izraelit konfirmoi lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë.

Ai theksoi se sirenat kanë përfunduar dhe terrorit dhe vrasjeve tashmë u ka ardhur fundi.

“Pas dy vitesh të tmerrshme lufte, 20 pengje janë kthyer ne shtëpitë e tyre, 28 të tjerë do të kthen për t’u prehur në tokën e shenjtë përjetësisht. Sirenat kanë heshtur në një tokë, që është në paqe, zoti e dashtë në paqe përjetësisht.

Ky nuk është vetëm fundi i një lufte, por fundi i një terrori, por është nisja e një harmonie e rimarrë nga Izraelit dhe të gjitha shtetet dhe kombet që janë në këtë rajon”, tha Trump.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!