Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parlamenti sot diskuton 22 pika, Rama i vendosur për “paketën antishpifje”

schedule09:25 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 09:25 - 18 Dhjetor, 2019

Seanca e sotme parlamentare ka gjithsej 22 pika në rendin e ditës për diskutim, 7 prej tyre janë më kryesore ndërsa mes tyre edhe “paketa antishpifje”.

Më e përfolura ditët e fundit është edhe paketa antishpifje pasi ka hasur në kundërshti të shumta. Për këtë arsye Kuvendi ka bërë disa ndryshime dhe ka ndërhyrë disa herë për ti reflektuar ato.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla edhe mbrëmë njoftoi se ka bërë disa ndryshime e amendamente të cilat reflektojnë shqetësimet e gazetarëve.

Kryeministri Rama është shprehur i bindur se do ta kalojë këtë nismë ligjore në parlament ditën e sotme edhe pse  ky ligj është kundërshtuar nga Këshilli Europan.

Nga vëzhgimi i gazetarëve ditën e mbrëmshme përsëri nuk është ndryshuar pika ku AMA ka të drejtën e marrjes së gjobës përpara se të vendosë gjykata, edhe pas disa ndryshimeve që pretendohet se është reflektuar.

Ndërkohë grumbullimi i gazetarëve ka filluar dhe policia është vendosur përreth parlamentit për të garantuar hyrjen me qetësi të deputetëve ndërsa disa prej tyre kane preferuar të hyjnë nga dera anësore e Kuvendit për të evituar gazetarët.

Pikë me interes në diskutimet e parlamentit sot është edhe Buxheti i Shtetit i cili ka pësuar gjithashtu ndryshime për shkak të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

Së pari ditën e sotme do të votohet në parlament shkarkimi i Arben Malajt ku ai do të mbajë fjalën e tij rreth 15 minuta. Po ashtu pritet të rrëzohen 2 dekrete të Presidentit Meta gjithashtu votohet edhe shtyrja e ligjit të emergjencës për shkak të pasojave të tërmetit deri në mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!