Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gëzimi reziston në Gaza”/ Fier, fotoja e vajzës së vogël fiton çmimin e parë në ekspozitë

schedule16:17 - 12 Tetor, 2025

schedule 16:17 - 12 Tetor, 2025

Fotografia e dy vogëlusheve në rrënojat e Gazës dhe buzëqeshja e tyre kanë rrëmbyer çmimin e parë në ekspozitën ndërkombëtare të fotografisë që u mbajt në Fier.

Fotoja e realizuar nga Mahmud Hamda, autor palestinez me titullin  ‘Gëzimi reziston në Gaza’ fitoi çmimin e parë në kategorinë press & news.

Me kategori të ndryshme, në këtë konkurs , vlerësohen disa fitues me vendin e parë. Kështu çmimi i parë në kategorinë Teme i takoi fotografit nga Irani Majid Hojati me “Fundi i nje perspektive si vizion”.. Tema e këtij edicioni ishte “Kufijtë e shikimit”.

Nga fotografet shqiptare juria veçoi me çmime të treta Neritan Trifoni në kategorinë “njerëz” dhe Vlasov Sulaj kategoria “teme”.

Fokus nderoi in memoriam fotografët Alqi Golkoshi dhe Leon Cika për kontributin e vyer në fotografinë shqiptare.

Në konkurs morën pjesë 208 fotografe nga 58 vende të botës Ekspozita u prezantua përgjatë disa ditëve në hollin e teatrit Bylis dhe në galerinë Vilson Kilica. Tema e këtij edicioni ishte “Kufijtë e shikimit”.

Ne fotot e ekspozuara erdhi bota njerëzore me shumë dhimbje dhe uri, pasoja të konflikteve të fiksuara në frame si çaste pa kufij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!