Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Zbulohet baza me arsenal armësh në Fier, arrestohet 38-vjeçari

schedule10:25 - 12 Tetor, 2025

schedule 10:25 - 12 Tetor, 2025

FIER- Policia e Fierit ka zbuluar një bazë me arsenal armësh, në një banesë të pabanuar në lagjen “Kastriot” në qytetin e Fierit.

Ajo përdorej nga 38-vjeçari, Milasin Ramaj për magazinimin dhe shpërndarjen e armëve dhe municioneve për grupe kriminale.

Hetimet çuan në zbulimin e bazës, ku u sekuestruan 13 armë zjarri, përfshirë armë të modifikuara me shënjestër optike dhe silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Armët e sekuestruara: 
-10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuar me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator;
-1 armë zjarri pistoletë;
-1 armë zjarri pistoletë automatike;
-2 silenciatorë;
-9 karikatorë automatiku;
-3 karikator pushke;
-2 krehra pistolete;
-sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

I riu u arrestua në flagrancë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!