Pamjet e fundit të publikuara nga astronauti i NASA-s, Don Pettit, pas kthimit nga një mision 208-ditor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), tregojnë karvane të shumta satelitësh SpaceX që “shqyejnë” qiellin mbi horizont, shkruan Futurism.
“Pamja më e mirë e trenit satelitor Starlink që kam parë ndonjëherë nga orbita!”, tha Pettit.
Kur përdoruesit e rrjeteve sociale e pyetën nëse ato ishin të dukshme me sy të lirë, Pettit u përgjigj pozitivisht.
“Shumë të dukshme. Shumë ishin aq të ndritshme sa Jupiteri dhe ndriçonin për një deri në dhjetë sekonda.”
Ky numër vetëm sa do të rritet duke pasur parasysh qëllimin e Musk për të vendosur 42,000 satelitë në orbitë, në një projekt që ai e quan një “megakonstelacion”. Ndërsa Pettit u impresionua nga pamja e “trenit satelitor”, komentet e tij nxjerrin në pah edhe një problem.
Satelitët janë jashtëzakonisht të ndritshëm, gjë që errëson pamjen e hapësirës nga Toka dhe krijon probleme për vëzhgimet me radioteleskopë.

