Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë mbizoteron mot i kthjellët në të gjithë Shqipërinë. POR pasditja dhe kryesisht orët e natës sjellin shtim të vranësirave në territor megjithatë pa rrezikuar reshje në vend.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 0°C mëngjesi në zonat malore deri në 18°C mesdita në jugperëndim.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./abcnews.al


