Mane Cahani është ndër artizanet e rralla në Has…
Punishten e ka në qendër të qytetit të Krumës., ndërsa na tregon për punët dhe veshjet tradicionale.
Në duar mban një pjesë të veshjes së Hasit.
Thotë se në një ditë mund të bëhen dy të tilla.
Punën si artizane e ka nisur 5 dekada më herët dhe nuk e ka ndërprerë për asnjë ditë.
Manja e ka të lindur dëshirën për artizanatin.
Ka kapërcyer të 70-tat dhe ende punon mbi vek.
Punën në vek e cilëson të vështirë, por në të njëjtën kohë edhe argëtim.
Kur bëhet fjalë për veshjet tradicionale dhe qilimat mes krahinës së Hasit dhe të Lumes thotë se Hasi ka më të lehta punimet dhe motivet.
Veshjet tradicionale të Hasit e Lumes punohen në vek. Manja tregon detajet për secilën veshje dhe pjesët që punohen me vek dhe me dorë.
Dallimet mes një veshje tradicionale dhe asaj që ekspozohet sot e motive ndryshe, janë të dukshme, por kërkesat gjithmonë kanë bazë traditën.
Gjatë punës Manja thotë se nuk I shkel parimet për veshje tradicionale.
Kërkesat janë të shumta, por ky zanat e traditë sipas saj është drejt zhdukjes.
Së fundmi po kthehen në trend përdorimi I veshjeve tradicionale në dasma e gëzime familjare, por edhe si dhurata nga shumë emigrantë që jetojnë e punojnë në shtete të ndryshme jashtë Shqipërisë./abcnews.al

