Werder Bremen është mposhtur me rezultatin e thellë 0-5 nga skuadra e Mainz, sfidë e vlefshme për javën e 16-të në Bundesliga. Pritej Werder Bremen të reagonte pas asaj humbje 6-1 kundër Bayern Munchen në fundjavë, por nuk ia doli, madje ishte në anën e gabuar të një tjetër rezultati shumë të thellë.
Për Mainz, protagonisti absolut ishte Quaison. 26-vjeçari suedez shënoi tre gola brenda 28 minutash, për të mbyllur përfundimisht fatet e takimit. Një autogol nga Pavlenka dhe një gol i sulmuesit të talentuar, Jean Mateta në minutat e fundit, vendosën rezultatin final të sfidës.
Werder Bremen rrezikon seriozisht rënien nga kategoria këtë sezon dhe përveç Milot Rashicës që po bën një sezon të shkëlqyer, pjesa tjetër e skuadrës duket e humbur./abcnews.al
Bundesliga, java 16
Werder Bremen – Mainz 0-5
Quaison 10′ 19′ 38′, Pavlenka (ag) 15′, Mateta 81′