Marrëveshja për Gazën u përshëndet dhe nga Presidenti Bajram Begaj. Begaj e vlerësoi atë si një hap i rëndësishëm drejt paqes në Lindjen e Mesme.
“Arritja e marrëveshjes së fazës së parë të planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit, një hap i rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve.”
Begaj përmend dhe rolin kyç të Presidentit Donald Trump për arritjen e marrëveshjes.
“Vlerësoj rolin e Presidentit Donald Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen.”
Në fund të mesazhit të tij Presidenti i vendit shprehu besimin se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme./abcnews.al

