Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të parët që kombinuam mbrojtjen kibernetike me IA”, Rama: Sistemet tona sulmohen çdo 3 minuta!

schedule09:39 - 9 Tetor, 2025

schedule 09:39 - 9 Tetor, 2025

“Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo 3 minuta. Por, ja dalim t’i zmbrapsim,” kështu u shpreh në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s kryeministri Edi Rama.

“Kur bëhet fjalë për sulme që lënë gjurmë, kemi pasur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit. Kanë lënë gjurmë, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm. Kur vjen fjala për infrastrukturën tonë shtetërore, digjitale apo fizike, jemi mes më të mirëve. Kjo sepse kemi qenë mes të parëve që kombinuan mbrojtjen kibernetike me AI, dhe është AI jonë brenda këtij muri mbrojtës kibernetike që bën punë 24 orë në ditë 7 ditë të javës për të zbuluar në faza shumë të hershme potencialin e suleve të dëmshme. Kjo është vetëm një anë e historisë. Sektori privat na duhet ë bëjmë shumë më tepër për ta përfshirë këtë sektor dhe për të ndërgjegjësuar që ashtu si vdekja, që nuk është thjeshtë një zë i pakonfirmuar, sulmi kibernetik është real dhe dëmi që mund të bëjë është real,” tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!