Gjykata e Tiranës vendosi të enjten masën e sigurisë “arrest në burg” për tre personat e arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit.
Seanca u shoqëruar me masa të rrepta sigurie ndërsa Elvis Shkambi, i dyshuar si autori i vrasjes, dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, kërkuan falje publike për familjen e gjyqtarit Kalaja dhe për dy të plagosurit Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj.
Ata justifikuan ngjarjen si pasojë e një tronditjeje të fortë psikike, për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.
Roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre ka pretenduar se ka qene semure nga diabeti diten e ngjarjes dhe i ka dhene probleme me shikimin.
Elvis Shkambi, 30 vjeç, përballet me tre akuza të rënda nga Prokuroria: vrasja e funksionarit publik, vrasja e kundërshtarëve në gjyq (e mbetur në tentativë) dhe armëmbajtje pa leje. Ai është i dyshuar gjithashtu për plagosjen e Rakip dhe Ervis Kurtajt, baba e bir.
Për Gjon Shkambin, 56 vjeç, Prokuroria ka ndryshuar referimin e Policisë, e cila më parë e kishte akuzuar edhe për vrasjen e gjyqtarit. Aktualisht, ai dyshohet se kishte dijeni vetëm planin e nipit të tij ndaj palës kundërshtare në gjyq. Madje Prokuroria thotë se Gjon Shkambi ka rolin e nxitësit në tentativën për të vrarë babë e bir, që jetojnë në pronën e pretenduar prej tij./abcnews.al

