Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Astrit Kalaja, figurë dinjitoze e drejtësisë”, Beqiri: Vrasja e gjyqtarit, goditje e fortë ndaj sistemit

schedule18:35 - 8 Tetor, 2025

schedule 18:35 - 8 Tetor, 2025

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, e cilësoi si një goditje të rëndë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Beqiri theksoi se Kalaja ishte një nga figurat më të ndritura dhe me integritet të lartë moral dhe profesional në sistemin gjyqësor shqiptar.

Sipas tij, me vrasjen e Kalasë është goditur rëndë drejtësia e ndershme dhe ajo që kërkojnë qytetarët shqiptarë.

“Ai e meritonte atë nderim që iu bë sot, nga e gjithë bota juridike në radhë të parë. Një bashkim të tillë e bëri sot Astrit Kalaja. Ishte figurë e ndritur, një ndër gjyqtarët më me integritet, qoftë moral. Është vrarë drejtësia emirë me Astrit Kalanë.

Ajo drejtësia që e duan dhe e kërkojnë shqiptarët me ngulm. Vrasja e tij do të thotë se bota e krimit në këtë vend i gjen rrugët dhe mjetet,  që drejtësia të mos bëhet dhe të mbetet drejtësi e kalbur.”, tha avokati.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në sistemin e drejtësisë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!