Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të marrë pjesë në takimin që do të zhvillohet në Paris për luftën në Gaza.
Të enjten do të mblidhen ministrat nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia si edhe disa vende arabe ku do të diskutohet për konfliktin në Lindjen e Mesme.
Samiti ka qëllim kryesor që të diskutojë mënyrën se si do të zbatohet plani i paqes i Donald Trump, dhe se si mund të angazhohen vendet e tjera. Ky takim do të mbahet paralelisht me negociatat që po zhvillohen në Egjipt.
/abcnews.al/

