Conor McGregor është një nga sportistët më kontroversë të historisë. “Luftërari” irlandez i MMA është I njohur për bëmat e tij brenda dhe jashtë ringut gjashtkëndësh.
I radhës ka të bëjë me pezullimin prej 18 muajsh, pasi në tre raste ka refuzuar t’i nënshtrohet testeve anti doping, siç parashikon rregullorja e federatës UFC, ku ai bën pjesë dhe ka mbajtur titullin kampion.
Por ky vendim nuk do të prishë agjendën e McGregor, që do të kthehet në kohë për atë që konsiderohet si turneu më I rëndësishëm i UFC për vitin 2026.
Për herë të parë në histori Shtëpia e Bardhë do të kthehet në një ring si pjesë e festimeve të 250 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky turne do të zhvillohet më 14 qershor, pikërisht në ditëlindjen e 38 të Conor McGregor, i cili do të jetë edhe ylli i vërtetë i tij. Pak muaj më parë ai ishte i ftuar special në zyrën ovale të presidentit Donald Trump, i cili konfirmoi se në mbrëmjen e UFC në Shtëpinë e Bardhë do të jenë të pranishëm nga 20 deri në 25 mijë persona.
Donald Trump, një i apasionuar i këtij sporti luftarak e ka shprehur publikisht se është një tifoz i madh i Conor McGregor.Por duket se miqësia me presidentin amerikan ka ngacmuar më shumë karakterin shpërthyes të tij. Jo më kot, një muaj më parë, McGregor u shfaq përpara selisë së qeverisë irlandeze, duke shpallur kandidatyrën e tij në zgjedhjet për president të vendit. /abcnews.al

