Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ ABC News brenda sallës ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Heshtje dhe lule në gjykatë

schedule10:32 - 7 Tetor, 2025

schedule 10:32 - 7 Tetor, 2025

Në gjykatën e Apelit, një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, pllakosi heshtja. Flamuri u ul në gjysmë shtizë, ndërsa të pranishëm brenda ambienteve të gjykatës ishin vetëm stafi i administratës.

ABC News, hyri brenda ambinteve të gjykatës së Apelit, ku ndodhi vrasja e Astrit Kalasë. Në tavolinën e punës ku Astrit Kalaja kryente çdo ditë detyrën e Gjyqtarit, kolegët kanë vendosur lule të bardha. Ndërsa në sallë vërhetn shenjat e plumbave që ka qëlluar Elvis Shkëmbi.

Seanca e të hënës, u zhvillua në një dhomë gjyqi tejet të vogël pa distanca mes paditësve dhe të paditurve. Autori Elvis SHkembi ka qënë vetëm 3 metra larg gjyqtarit Astrit Kalaja.

Është ngritur nga ato karrike dhe ka qëlluar Astrit Kalana me tre plumba në gjoks. Më pas autori ka dal në drejtim të korridorit e më pas në oborr, ku I është dorëzuar policisë së shtetit.

Seancat në Apel janë ndërprë, për të paktën dy ditë, ndërsa jashtë kamerave gjyqtarët, thonë që kjo ndërprjeje mund të zgjas deroi në një javë, për shkak të asaj se cka ndodhi me kolegun e tyre.

“Astrit Kalaja ka pasur 12 seanca që duhet të beheshin… nuk ka mundr të ktyej keto gjyqe.”

Seancat e Astrit Kalasë do të kryehen nga kolegët e tij, një pjesë prej të cilëve u rikthyen paraditen e të martës në skenën e krimit, ku ndërroi jetë gjyqtari.

Në murin e jashtëm të gjykatës, ku afishohen sencat gjyqësore, të martën ju shtua një tjerët njoftim. Ai i ndarjes nga jeta të Astrit Kalasë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!