Mbrëmjen e së shtunës Saranda u trondit nga një atentat i mirëorganizuar. Një mjet u hodh në erë më tritol, ndërsa brenda tij ndodhej 58-vjeçari Isuf Jaçaj, i cili nuk arriti t’i mbijetoje shpërthimit.
Nga shpërthimi u shkaktuan dëme të shumta edhe në disa biznese në zone, si dhe u dëmtua një automjet tjetër.
Vrasja e 58-vjeçarit dyshohet të jetë për motivet e hakmarrjes. Pasi i biri i tij, Klaus Jaçaj, 31 vjeç, është përfshirë në një ngjarje kriminale më 17 korrik në qytetin e Sarandës dhe aktualisht ndodhet në burg.
Më 17 korrik, në qytetin e Sarandës dy të rinj u plagosën me armë zjarri nga Ramadan Zoto allias Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për një tokë në bregdet. Zoto qëlloi me armë dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën. Ishte Klaus Jaçaj djali i viktimës, ai i cili e ndihmoi Zoton të largohej nga vendi i ngjarjes, bashkë me të vëllanë Erjon Canaj, 36 vjeç. Klaus Jaçaj u arrestua vetëm 1 javë pas ngjarjes, ndërsa vetë Ramadon Zoto ra në pranga më datë 22 gusht në qytetin e Korçës.
Ndërkohë, vetëm 3 muaj më parë, më 22 korrik, Klaus Jaçajt i hodhën në erë mjetin me tritol. Mjeti ishte i parkuar pranë një pallati, në të njëjtën zonë ku babai i tij humbi jetën mbrëmjen e së shtunës.
Vete 58-vjecari është person me precedent penal, ndërsa kjo nuk është e hera e parë që i bëhet atentat. Në 2011 ai i shpëtoi një atentati me kallashnikov, në lagjen nr 3, u qellua disa here drejt automjetit të tij, në të cilin ndodhej me Edjon Ali Muskaj, i akuzuar për vrasje me dashje të mbetur në tentative. Ndërsa të dy arritën t’i shpëtojë atentatit pa u lënduar.
Prej vitesh vete 58-vjeçari merrej me turizëm duke transportuar me skaf pushues drejt plazheve dhe duke bërë guida turistike./abcnews.al

