Zgjedhjet e 9 nëntorit për Tiranën, kryeministri Edi Rama i konsideron të jashtëzakonshme për disa arsye. Ndërsa përmendi kryebashkiakun e shkarkuar, Erion Veliaj për të cilin tha se u mor nga zyra e Bashkisë për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë, Rama theksoi se kush komenton sot dekretin e Begajt për zgjedhjet e pjesshme vendore, nuk ka shkollën e dijen e këshilltarit të Presidentit për Kushtetutën
“Shqipëria e la stafetën Danimarkën për Samitin e komunitetit politik europian. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nismin me mbylljen e kapitujve.
Këtë javë celëm një marrëveshje të re me Politeknikun për punën praktike të brezit të ri. OSHEE ka krijuar deri tani mbi 300 mundësi punësimi.
Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës do votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues. Në tiranë janë të jashtëzkonshme për disa arsye. Mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të drejtësisë, përmes një procesi me standard të dyshimta, por Tirana nuk mund të presë. Kush diskuton legjitimitetin e Presidentit, nuk kanë faj, nuk kanë dijen mbi Kushtetutën të Ilir Rusmalit, këshilltarit të Begajt dhe ministrit të drejtësisë të PD që dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në pikën ku një tragjedi macabre tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, në Gërdec.” tha Rama.

