Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E mitura tenton vetëvrasjen/ Korçë, 13-vjeçarja hidhet nga ballkoni, dërgohet në spital

schedule19:45 - 4 Tetor, 2025

schedule 19:45 - 4 Tetor, 2025

KORÇË- Një 13-vjeçare nga Korça është hedhur nga ballkoni i katit të tretë të  pallatit ku banonte pasditen e të shtunës.

E mitura ka pësuar dëmtime të shumta në trup.

Aktualisht po merr mjekim në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Policia po punon për të zbardhur ngjarjen ndërkohë mamaja e 13-vjeçares jashtë kamerave thotë se ka katër  fëmijë të cilët i bullizohen.

Ajo tregon se dy ditë me parë e bija 13 vjeçe  është goditur nga një vajzë e cila ka tentuar ta dhunojë dhe pak momente para ngjarjes.

E ëma thotë se ka ndërhyrë për ti ndarë  dhe  goditjen e ka marrë ajo.

Për ngjarjen mamaja e 13-vjeçares tregon se është thirrur në polici. Sipas të ëmës moshatarët në lagje për këtë fakt  kanë filluar ta tallin të bijën.

Pikërisht në momentin që ajo është larguar nga banesa e bija është hedhur nga ballkoni.

Familja ka ardhur nga Kolonja në Korçë dhe  kryefamiljari ndodhet në burg për dhunë në familje/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!