Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjyqtarët nuk mund të mbrojnë zaptuesit”/ Rama: “Listë e zezë” e ndërtuesve që shkelin lejet

schedule11:51 - 3 Tetor, 2025

schedule 11:51 - 3 Tetor, 2025

Asnjë prokuror apo gjyqtar që merr vendime në dëm të interesit të qytetarëve nuk do të tolerohet.

Gjatë një konference me gazetarët, kryeministri Edi Rama tha se nuk tërhiqet nga kritikat për zyrtaret e drejtësisë, përsa kohë që këta të fundit, japin vendime në favor të ndërtuesve që shkelin ligjin dhe kundër interesit publik.

“Në momentin që shkelin popullin, unë kam plot gjëra që s’flas por kur shkelin këta me këmbë popullin që në pikë të sabahut, i paguan ky popull ata si frengu pulën. Është një çështje edhe personale, sepse ata të Unionit janë ata që shkojnë në kushtetuese dhe kërkojnë rritje pagash në mënyrë të vazhdueshme, prapë kanë kërkuar rritje pagash, U bë një rritje pagash dhe u tejkalua skema natyrale e çdo shteti e piramidës së pagave, vetëm për t’iu dhënë fuqi gjykatësve dhe prokurorëve në funksion të reformës që të ndiheshin të mbështetur dhe të mirëpaguar dhe janë më të mirë të paguarit në rajon, por kjo s’do të thotë që ata duhet të vazhdojnë të jenë mbi presidentin e Republikës.”

Shefi i qeverisë prezantoi masat ligjore për ndërtimet pa leje. Kushdo që tejkalon masën mbi 10% do ti tejkalohet I gjithë ndërtimi për interes publik. Ndërsa nuk do të lejohet devijimi nga projekti fillestar apo shitja e banesave pa marrë me parë certifikatën e pronësisë.

Dhe kush devijon nga projekti fillestar qoftë ky arkitekt apo sipërmarrës do të përfshihet në listën e zezë, e cila parashikon mos marrjen e lejeve të ndërtimit për 5 vite. Ndërsa masa ndëshkimore parashikohen edhe për punonjësit e shtetit të cilët shkelin ligjin duke ndërtuar pa leje.

Rama tha se së shpejti do të hyjë në fuqi edhe regjistrimi I hapesirës publike ndërsa nuk do të ketë më gardhe ndaj pallateve, ndersa akti I ri ligjor parashikon edhe leje për muret ndertuese, Shefi I qeverise përseriti se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të zgjasë përgjatë gjithë këtij mandati.

Ndërsa një koment e kishte edhe paraardhësin e tij në zyren e qeverisë.

“Ky është një kancer i futur në trupin e Shqipërisë nga PD e Shqipërisë, që të jemi të qartë. Edhe udhëheqësi legjendar që thoshte se Bathorja është mrekullia e tetë e botës se është qyteti i parë në historinë e botës i ndërtuar pa leje”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!