Gjykata Penale e Tiranës ka rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për Albano Kusin.
Masa e sigurisë “arrest me burg” për Albano Kusin është caktuar që më parë, në mungesë nga Gjykata Penale e Tiranës për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetën”, ndërsa pas dorëzimit të tij në Polici, Prokuroria e Tiranës kërkon rikonfirmimin e kësaj mase.
Sipas raportimin të gazetarit Andi Qosja për ABC News avokati i Albano Kusit Ilir Murati tha se nuk ka asnjë element për të provuar se Albano ka fshehur të vërtetën për vrasjen e Indrit Celës.

“Asnjë hetim nuk është kryer nga Policia Gjyqësore. Po arrestohet një familje, vetëm se është vëllai i Griseldos Albano pse duhet të arrestohet. Ka prova që ai nuk ka qenë te “Muhamet Gjollesha” në vilën ku është kryer vrasja. Albano ka shkuar më pas vetëm ka parë objektin, dhe këto element nuk përbëjnë vepër penale. Nuk ka asnjë element për të provuar se ka fshehur të vërtetën. Nuk mund të mbahet në burg, dhe ju duhet ta shihni ligjin qartë dhe të lironi nga masa “arrest me burg”. Vetëm në Shqipëri dënohen njerëzit kolektivisht”.
Ndërkohë edhe vëllai i Albano Kusit, Griseldo tha gjatë seancës se gjatë kryerjes së vrasjes së Indrit Celës ai ka qenë në zonën e brrylit së bashku me të dashurën e tij.
“Kam dëshmitare të dashurën që gjatë kohës së vrasjes unë kam qenë në zonën e Brrylit”.
Po Prokurori i cështjes Julian Zonja tha se ishin kryer të gjitha hetimet dhe se kishte mbetur vetëm analiza e provave./abcnews.al

