Ndodh edhe kështu. Ambulanca e spitalit rajonal të Vlorës merr një telefonatë për një rast emergjence. Teksa është nisur me shpejtësi për tek rasti i lajmëruar ka goditur rrugës një grua të moshuar rreth moshes 60 vjeç.
Ambulanca ka qenë me shpejtësi në korsinë e emergjencës, teksa gruaja e moshuar kishte probleme me dëgjimin, dhe nuk e ka dëgjuar sirenën e ambulancës, teksa kjo e fundit nuk ka arritur të frenoj në kohë duke aksidentuar të moshuarën.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12 në rrugën e spitalit rajonal të Vlorës, në vendngjarje tashmë ndodhet policia e Vlorës si dhe grupet e ekspertizës që po hetojnë rastin.
E moshuara është trasportuar në spital nga urgjenca e spitalit e cila si fillim i ka dhënë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe me pas e ka transportuar në spital. E moshuara është tashmë në spitalin rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al